Drejtori i Kadastrit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku bën të ditur se nga ky muaj regjistrimi dhe çregjistrimi i barrës tatimore do të bëhet online.
Lushaku thotë se këto ndryshime përfaqësojnë edhe lehtësim procedural e administrativ.
“Bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe lokal (Agjenci Kadastrale-Administratë Tatimore-Drejtori e Kadastrit) në kuptimin pozitiv e përmbajtësor sjell gjithnjë rezultate të mira.
Tashmë nga ky muaj regjistrimi dhe çregjistrimi i barrës tatimore do të bëhet ONLINE, pra në mënyrë digjitale. Ndryshimet e tilla në shërbim të qytetarëve përveç se janë domosdoshmëri, të njëjtat përfaqësojnë edhe lehtësim procedural e administrativ”, shkruan ai./Indeksonline/