7.9 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Kërveshi i drejtohet Kurtit për Gjingjiqin: A i ke pyetur shqiptarët e Luginës se çka mendojnë?

Avokati Kujtim Kërveshi i është drejtuar me disa pyetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi shefi i qeverisë dje ka kujtuar ish-kryeministrin e  Serbisë Zoran Gjingjiq me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tij.

I pari i ekzekutivit e ka konsideruar Gjingjiqin një politikan që sipas tij e qeverisë Serbinë në mënyrë demokratike.

Kësisoj, Kërveshi i tha Kurtit se çfarë mendojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës për periudhën kur Gjingjiq ishte kryeministër në Serbi.

Kërveshi teksa pati kritika ndaj Kurtit, i ka publikuar në Facebook disa fotografi, ku Gjingjiq shihet i shoqëruar me “Gurin”, i cili kishte marrë pjesë në sulmin ndaj familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.

Ai i tha se a i ka pyetur ndonjëherë shqiptarët e atij regjioni mbi këtë çështje. Kërveshi ironizoi duke thënë se “shumë demokratike ka qenë qeveria e tij ndaj shqiptarëve”, transmeton Paparaci.

Postimi i tij i plotë:

Zoran Gjingjiq, ashtu siç Albin Kurti nuk e njihte apo ne se njohim Albinin
Albini kish thanë se Guri thuhet se ka marr pjesë ne sulmin ndaj familjes Jasharaj, e ka fjalë për Gurin si në foto me Gjingjiqin (foto e vetme poshtë me ngjyra, Guri ne krahun e djathtë të Zoranit “demokrat”).

Natyrisht, Albini nuk e njeh Zoranin nga vizita ne Pale, as nga shoqëria me Karagjiqin, Mladicin, Krajshnikun etj. as Zoranin e krahut kryesor të Koshtunicës!

A është e mundur që Albini nuk i din këto, apo ne nuk e dim’ kush është Albini?
Tu pa tu ba! Të lumtë Albin që po na kthen kah do tema, ashtu siç të thonë që je i thellë, veç po tutna’ që nuk din not në thellesi të tilla e as ne nuk kemi me e ditë me dal në breg nga uji që po kërkon me na fut në not!

Pos neve në Kosovë, çka mendojnë ata në Luginë, për Gjingjiqin që ishte kryeminister i Serbisë gjatë luftës në Luginë! A i ke pyet ndonjëherë? Shumë demokratike ka qenë qeveria e tij ndaj shqiptareve!

Ti a nime Albin ke mendu siç ke shkruar apo të kanë thanë me e gravitu kah ndikimi gjerman për hatër edhe të gjermanëve edhe për hatër të Gjingjiqit

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img