0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Shtetasja ruse e akuzuar për spiunazh kërkon azil politik në Shqipëri

Shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva, e akuzuar për spiunazh nga autoritetet shqiptare, ka kërkuar azil politik në Shqipëri.

Timofeeva, 33 vjeçe nga Rusia, u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 së bashku me dy shtetas të tjerë, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia dhe Fedir Aplatov nga Ukraina, pasi tentuan të hynin në ambientet e uzinës së armëve në Gramsh dhe hodhën sprej neuro-paralizues ndaj dy ushtarëve që ruanin objektin ushtarak.

Ajo po mbahet në paraburgim në burgun e grave në Tiranë, ndërsa çështja ndaj saj gjykohet në gjykatën e Elbasanit, pasi zona ku ndodhi ngjarja, Gramshi, përfshihet në këtë qark.

Avokati mbrojtës i shtetases ruse më 10 mars i ka drejtuar kërkesën për azil Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Tiranë. Kërkesa vjen tre muaj pasi Moska kërkoi ekstradimin e saj, pasi akuzohet për “Marrje të paligjshme të informacionit, që përbën sekret shtetëror”.

“Nëse kthehem në Federatën Ruse do të persekutohem për shkak të bindjeve te mia politike”, pretendoi 33-vjeçarja ruse.

Avokati i saj mbrojtës, Isuf Shehu, theksoi se kjo shtetase ruse mund të persekutohet në shtetin e saj.

“Ka arsye të mendohet se ajo do t’iu nënshtrohet persekutimeve ose diskriminimeve a trajtimeve të egra, çnjerëzore, poshtëruese ose veprimeve që përbëjnë shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Kthimi i kësaj shtetaseje në Rusi, do të ishte në kundërshtim me ndalimin e torturës dhe trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues”, thuhet në kërkesën dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Gjithashtu mbrojtja thekson se autoritetet ruse po përdorin një procedim penal të vjetër (të vitit 2018) të cilin e kanë shfrytëzuar për ta rihapur, pasi janë njohur me qëndrimet e saj kundër luftës në Ukrainë, të shprehura në rrjetet sociale. Më tej nënvizohet edhe fakti se ish-bashkëshorti i Svetlanës është përkrahës i politikës së presidentit rus, Vladimir Putin, dhe bindjet politike kanë qenë shkaku kryesor i ndarjes së tyre.

Në kërkesën për azil politik kthehen në vëmendje raporte të disa organizatave ndërkombëtare, që theksojnë se Rusia nuk respekton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe faktin se prokurori i Përgjithshëm i Federatës Ruse, Igor Viktorovich Krasnov, që ka firmosur kërkesën për ekstradimin e saj, është në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara.

Avokati thekson se Ligji për azilin në Republikën e Shqipërisë parashikon garantimin e së drejtës për azil për shtetasit e huaj që refuzojnë të kthehen në vendin e tyre dhe kujton se sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë të vitit 2022, Rusia nuk është pjesë e listës së shteteve të treta të sigurta.

Tre të akuzuarit për spiunazh, Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe Fedir Aplatov u kapën duke fotografuar uzinën e Gramshit, ndërsa në sendet personale të tyre u gjetën disa materiale të disa pikave të rëndësishme që njihen si infrastrukturë kritike ushtarake në Shqipëri. Uzina ushtarake në Gramsh ka armatime të ushtrisë brenda saj dhe është objekt i rëndësisë së veçantë që ruhet nga ushtria shqiptare.

Ata u lanë në arrest me burg dhe akuzohen për “Dhëni të informatave sekrete”, dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Të njëjtën masë sigurie la në fuqi edhe Gjykata e Apelit, pas anikimimit prej tyre. Dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas ankimuan sërish në Gjykata e Lartë. Kërkesa e Fedir Alpatov nuk u pranua, ndërsa ankimimi i SvetlanaTimofeeva dhe Mikhail Zorin nuk janë shqyrtuar ende nga Gjykata e Lartë. Tre të akuzuarit për spiunazh dhe avokatët e tyre e kundërshtojnë akuzat. /REL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img