-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

A nevoitet ende vaksina kundër Covid-19, tregon infektologia Berisha

Infektologia Vera Berisha, në trevjetorin e regjistrimit të rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, ka theksuar se edhe sot qytetarët hezitojnë të vaksinohen.

Berisha, të hënën në një intervistë në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, ka thënë se qytetarët ende kanë paragjykime sa i përket vaksinimit kundër COVID-19.

Ajo ka deklaruar se të gjithë qytetarët duhet ta kenë të qartë se vaksina është mjeti më i thjeshtë, më i lirë dhe më i sigurt për mbrojtje nga sëmundjet, jo vetëm nga COVID-19.

ka pasuar vetëm në fillim, vazhdon të ketë paragjykime, kjo nuk ndodh vetëm te ne, por ndodh gjithkund në botë. Sigurisht një risi në mjekësi, është gjithmonë e paragjykuar nga masa tjetër, edhe sot e kësaj dite ka shkrime nëpër rrjete sociale, nëpër media të ndryshme, pse duhet t’i besojmë vaksinës, ka teori konspirative, ato kanë ekzistuar gjithmonë, kanë qenë përzëntë dhe janë diskutuar në mjedise të ndryshme edhe për ekzistencën e virusit, edhe për sëmundjen si sëmundje, edhe pashmangshëm dyshimet kanë qenë edhe pas lansimit të vaksinave”, ka theksuar Berisha.

Berisha ka thënë se pas vaksinimit, tani personat që infektohen me COVID-19 përjetojnë forma më të lehta të sëmundjes.

Infektologia Berisha: Është herët të largohen maskat e të hyjmë në turma pa to

Ajo ka folur edhe sa i përket bartjes së maskave, duke thënë se është shumë herët që ato të largohen.

“Sot hyjmë tek pacientët me maska, të ju them të drejtën maska është një mjet mbrojtës të cilin është shumë shpejt ta heqim, është shumë shpejt ta largojmë dhe është shumë shpejt të hyjmë nëpër turma pa maska, ne jemi dëshmitarë që tash njerëzit grumbullohen edhe pa maska, por do të ishte mirë që maskat të barten”, ka theksuar ajo, duke shtuar se ata vazhdojnë të bartin maska, sidomos në pjesën e Klinikës Infektive, ku ka të sëmurë me COVID-19 e të infektuar me viruse të tjera.

Ajo ka thënë se kur janë shfaqur rastet e para të COVID-19, para tri vjetëve, nuk kanë pasur informacione e as protokolle për trajtimin e tyre.

Sipas Berishës trajtimi është bërë komfort situatës dhe trajtimeve që janë bërë edhe në shtetet e tjera.

Sipas saj edhe Kosova gjatë këtyre tri vjetëve ka arritur që pacientet me COVID-19 t’i trajtojë në mënyrën e duhur dhe sipas protokolleve botërore.

Edhe pse ka thënë se numri i vdekjeve të regjistruara nga COVID-19 është mbi 3 mijë, Berisha ka theksuarës trajtimi e përkujdesja nuk kanë munguar, përkundër vështirësive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img