7.6 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Ja si ndodhi goditja për vdekje e 15 vjeçarit kosovar në Itali

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Itali ku ka pësuar edhe një 15-vjeçar nga Kosova.

Mediat italiane raportojnë se si pasojë e goditjes nga treni e kanë humbur jetën dy të rinj, në mesin e tyre edhe Meriton Ajeti, 15-vjeçar nga Kosova.

Rasti ka ndodhur në stacionin e trenit San Pietro Berbenno, në rajonin e Lombardisë.

Dy të rinjtë e moshës 15 dhe 17 vjeçare sipas raportimeve u goditën nga treni derisa po tentonin t’i kalonin binarët, duke tentuar që ta anashkalonin nënkalimin për këmbësorë.

Në raportim thuhet se të rinjtë ishin duke provuar një sfidë që më parë e kanë kaluar edhe bashkëmoshatarët që ishin edhe dëshmitarë të ngjarjes.

Dhe, kjo iu ka kushtuar me jetë atyre.

Një tren tranzit i cili po ecte në ato çaste me një shpejtësi 80 kilometrash në orë, nuk ka mundur të ndaloj në kohë për të evituar tragjedinë dhe se frenimi ishte i kotë në ato momente.

Djaloshi dhe miku i tij humbën jetën pas një ditë argëtimi që kishin kaluar në Luna Park bashkë më shokë të tjerë.

Hetimet ende janë duke vazhduar./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img