-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gara për postin e Sekretarit të UP’së, dyshohet se pyetjet rrodhën para se kandidatët të hyjnë në test

Disa kandidatë iu kanë nënshtruar testit për pozitën e Sekretarit të Universitetit të Prishtinës në konkursin që ishte shpallur më 30 shtator të vitit të kaluar. Testi me shkrim është mbajtur më datën 22 të muajit të kaluar, ndërsa Komisioni për Vlerësimin e Kandidatëve i ka dhënë më së shumti pikë Besfort Krasniqit, gjithësejt 162 (testi me shkrim dhe me gojë). Por, ka dyshime se pyetjet kanë rrjedhur para se kandidatët t’i nënshtrohen testimit. Policia tashmë e ka dërguar një raport në Prokurori.

Për pozitën e Sekretarit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”  më së shumti pikë kanë marrë Besfort Krasniqi, Jeton Hyseni, Gazmend Shabaj. Që të tre i janë nënshtuar testimit më datën 22 shkurt 2023 në konkursin që ishte shpallur vjeshtën e kaluar.

Krasniqi ka hyrë në garë nga pozita e ushtruesit të detyrës së Sekretarit të UP’së, duke i siguruar 73 pikë, i dyti ka dalë Jeton Hyseni me 53 pikë ndërsa Gazmend Shabaj me 49 pikë, thuhet në rezultatet që i ka shpallur Komisioni më datën 15.2.2023.

Por ky rezultat nuk i ka kënaqur të gjithë kandidatët të cilët duke se kanë kërkuar qasje në dokumente. Një njoftim i ri është lëshuar nga Komisioni për Vlerësimin e Kandidatëve dhe ka përfunduar me rezultat tjetër, kandidati i fundit ka marrë 51 pikë.

Në dokumentin që e ka siguruar Gazeta Express thuhet se “Kandidati Besfort Krasniqi, krahasuar me kandidatët tjerë, përveç se ka marrë vlerësim mbi nivelin minimal, ka arritur dhe numrin më të lartë të pikëve: Sekretar i Përgjithshëm  i Universitetit”, me gjithsej 81 pikë si vlerësim përfundimtar (ku nga totali i pikëve të testit me shkrim dhe intervistës ka marrë 162 pikë nga 200 pikët e mundshme, i cili total është pjesëtuar me dy (2).

“Ky rezultat nga vlerësimi i anëtarëve të Komisionit, bazohet në performancën më të lartë të treguar në pyetjet me shkrim dhe përgjigjet e intervistës me gojë, nga kandidati Besfort Krasniqi”, thuhet në vlersimin përfundimtar të Komisionit, i nënshkruar nga Flamur Hyseni.

Komisioni për Vlerësimin e Kandidatëve tashmë ia ka dërguar një raport Rektorit Qerim Qerimi me emrin e kandidatit më të suksesshëm, sipas tyre, duke propozuar që ai të emërohet në pozitën e Sekretarit.

UP ka shpallur njoftimin me emrat e tre kandidatëve në listë të ngushtë në vendimin numër 407, por disa ditë më vonë u shpall vendimi me numër 455, data e publikimit 22.02.2023, në të cilin figurojnë emrat e kandidatëve të njëjtë, por sic u theksua më lartë kandidati i fundit më pikë të ndryshuara, apo me dy pikë më shumë.

Por, Gazeta Expres merr vesh se ka dyshime që testi në konkursin për pozitën Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit “Hasan Prishtina”, me numër 3/278 i shpallur me 30 shtator 2022, ka rrjedhur para se kandidatët t’i nënshtroheshin testimit.

Kjo është konfirmuar edhe nga Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj e cila i tha Gazetës Express se kanë pranuar një raport nga policia dhe i njëjti është duke u shqyrtuar.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se lidhur me këtë çështje kemi pranuar një raport informues nga Policia e Kosovës dhe jemi në shqyrtim të njëjtit. Në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera”, tha Ulaj për Express.

Gazeta Express ka siguruar edhe testin e këtij konkursi, i cili dyshohet se ka rrjedhur para se të fillonte testimi.

Për këto dyshime, Gazeta Express ka pyetur rektorin e universitetit “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi dhe Kryetarin e Keshillit Drejtues te UP-së Altin Sahiti, ky i fundit nuk ka kthyer ende përgjigje.

Rektori Qerimi tha për Gazetën Express se deri në ketë fazë procesi i konkursit është udhëhequr nga Komisioni profesional dhe nga fillimi janë ndjekë hapat siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi.

“Ju konfirmoj se procesi nga fillimi ndjek fazat siç përcaktohen me legjislscionin në fuqi, statut, si dhe konkursin publik. Deri në ketë fazë, procesi është udhëhequr nga Komisioni profesional, si trup kolegjiale (i cili ka kompetencë dhe përgjegjësi për zbatim të konkursit dhe vlerësimin e kandidatëve)”.

Rektori është pyetur edhe nëse mund ta emërojë kandidatin e vlerësuar me më shumë pikë siç i sugjeron raporti përfundimtar të Komisionit Vlerësues të cilin e posedon Express, apo duhet që KD ta zgjedhë sipas nenit 39 të statutit të UP-së dhe ligjeve ne fuqi?

Rektori Qerimi tha se procesi në fjalë do të zhvillohet në pajtim me legjislacionin në fuqi, përfshirë vendimin përfundimtar nga Këshilli Drejtues (KD), mbështetur edhe në nenin 39 të Statutit.

“Sigurisht, edhe në vijim, ky proces do të zhvillohet në pajtim me legjislacionin në fuqi, përfshirë vendimin përfundimtar nga Këshilli Drejtues (KD), mbështetur edhe në nenin 39 të Statutit, të cilit ju i referoheni”, tha Qerimi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img