-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sot tri vjet nga rastet e para me COVID-19 në Kosovë

Sot më 13 mars janë bërë tri vjet që kur pandemia COVID-19, arriti në Kosovë.

Atëkohë u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus, një 20-vjeçare, shtetase italiane e angazhuar me punë në Klinë dhe një 77-vjeçar nga Vitia.

Pas konfirmimit të rasteve të para me COVID-19, vendi u mbyll dhe qytetarët u përballën me karantinimin.

Ndërkaq, pas disa muajsh situate të vështirë pandemike u përhapën edhe variante të reja të këtij virusi si ai DELTA, më pas DELTA PLUS dhe Omicron.

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë mbi 3 mijë e 211 qytetarë kanë humbur betejën me këtë virus, ndërkaq janë infektuar 273 mijë e 410 të tjerë.

Tash e tri vjet 270 mijë e 15 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë, shkruan Klankosova.tv.

Ndërkaq, kujtojmë se rasti i parë me koronavirus në botë llogaritet të jetë shënuar më 17 nëntor të vitit 2019 në Kinë.

Sipas të dhënave të publikuara në gazetën ‘Post’, një 55-vjeçar nga provinca Hubeu mund të jetë personi i parë në botë i infektuar me COVID-19.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img