-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Erërat e forta, aeroplani “shkundej nga njëra anë në tjetrën” teksa po ulej në aeroportin e Birminghamit

Disa pamje të publikuara nga mediat britanike thuhet se tregojnë momentin kur një aeroplan përpiqet të qëndrojë në pistë në aeroportin e Birminghamit.

Dhe siç shkruajnë mediat britaike, përcjell Telegrafi, aeroplani “shkundet nga njëra anë në tjetrën” duke u ulur në aeroportin e Birminghamit.

Pamjet janë bërë në kohën kur ky vend po përballej me stuhinë Larisa me erërat që lëvizin me shpejtësi deri në 80 km/h dhe një shiu të rrëmbyeshëm.

Si pasojë, aeroportet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u përballën me vonesa të premten në mëngjes për shkak të reshjeve të mëdha të borës pasi stuhia Larisa goditi vendin gjatë natës.

Aeroporti i Birminghamit pezulloi fluturimet për rreth një orë për të pastruar borën nga pista, ndërsa Aeroporti East Midlands u detyrua të mbyllet për tre orë me pasoja që “u bartën” dhe në aeroporte të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img