Fabrika “Relux”, biznes i diasporës, me një eksperiencë 24 vjeçare në Gjermani, bën për prodhimin e bojërave dhe fasadave, produkte këto që janë të certifikuara me ISO 9001 dhe CE.
Pas arritjes së marrëveshjes për eksportimin e produkteve të saj në tregun gjerman dhe atë austriak, kjo fabrikë do ta nisë kontingjentin e parë për këto tregje evropiane.
Kështu, sot, RELUX-i nis kontingjentin e parë me produkte të bojërave dhe fasadave për tregun gjerman dhe atë austriak.
Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm Sekretari i Ministrisë së Diasporës, Osman Shahini, dhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë, përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës etj.
Në mbështetje të investimeve nga diaspora, ju lutem të jeni të pranishëm në këtë ngjarje.