-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja në lokalin e tij në Tiranë: Ky është pronari i dënuar për armë, zbardhen detaje të reja

Pronari i lokalit në Tiranë, ku ndodhi mbrëmë atentati që shkaktoi një viktimë dhe pesë të plagosur në Don Bosko, është Fatjon Murati, i dënuar me heqje lirie për posedimin e municioneve dhe armëve të zjarrit.

Murati u dënua me arrest me burg, por masa iu zbut në arrest shtëpie. Murati nuk ndodhej në banesë mbrëmë, teksa në lokalin e tij, autorë të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash.

Ai u arrestua në fillim të shkurtit 2022, kur u kap në shoqërinë e Endrit Dokles. Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar posedues i armëve të zjarrit të gjetura në një kompleks rezidencial në kryeqytet.

Emri i Fatjon Muratit doli në skenë edhe pas vrasjes së 3-fishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik 2022, kur humbën jetën Blilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha. Prokuroria nxori një listë personash, mes të cilëve ishte dhe Fatjon Murati.

Murati është ndaluar më parë nga autoritetet italiane, si i dyshuar për blerje të mallrave të vjedhura, posedim ilegal të armëve dhe të lëndëve narkotike, dhe aktualisht ndodhet në masë sigurie “Arrest në burg”, për vepra të tjera penale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img