-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Tetë vjet nga pranimi i Kosovës në FIBA

Më 13 mars 2015, Federata e Basketbollit e Kosovës u bë anëtarja e 215-të e FIBA-s. Dyert për pranim të plotë të basketbollit të Kosovës u hapën në momentin që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njohu Komitetin Olimpik të Kosovës.

Vitet e tëra të punës, takimet e shumta, email-et dhe shkresat e panumërta dhe mbi të gjitha mundi i lojtarëve, trajnerëve, gjyqtarëve, punëtorëve sportivë dhe krerëve të FBK-së u kurorëzua me pranim dhe FBK-ja nuk humbi kohë.

Pas takimeve në Stamboll më 2014, Federata e Basketbollit e Kosovës vendosi të punojë drejt aplikacionit për anëtarësim, shkruan Kosova Press, transmeton Klan Kosova.

Delegacioni i prirë nga kryetari i atëhershëm i FBK-së, Erolld Belegu, dorëzoi aplikacionin për anëtarësim në FIBA më 5 shkurt 2015.

Përgjigja erdhi më 13 mars, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FIBA, që me votim unanim e pranoi Federatën e Basketbollit të Kosovës si anëtaren e vet të 215-të.

Pranimi në FIBA i mundësoi Kosovës përfaqësim ndërkombëtar pas një çerekshekulli izolim dhe hap mundësi të zhvillimit të basketbollit që Kosova nuk i ka pasur asnjëherë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img