-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rasti Dehari, nesër pritet të shkarkohet kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë

Nesër pritet të shkarkohet kryeinspektori i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, për çështjen e rastit të Astrit Deharit.

Kështu i ka thënë RTV Dukagjinit një burim brenda Ministrisë së Drejtësisë.

Mostrat e Astrit Deharit ishin zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Ndërkohë të premten është raportuar se disa nga mostrat janë gjetur.

Humbjen e mostrave e kishte bërë të ditur ministrja e Drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiu gjatë një konference për media.

Haxhiu këtë akt e kishte quajtur të rëndë dhe kriminal dhe ka bërë me dije se nga IML janë zhdukur 15 mostra me gjak, një mostër e urinës dhe një e lukthit.

Astrit Dehari humbi jetën më 5 nëntor të vitit 2016 brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img