Një atentat mafioz ka tronditur mbrëmjen e sotme Tiranën. Një makinë në lëvizje ka qëlluar me armë në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit, i cili është një personazh i njohur i botës së krimit dhe mik i Endrit Dokles.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Don Boskos dhe për pasojë ka vdekur banakierja e lokalit dhe janë plagosur 5 persona mes tyre edhe një fëmijë 5 vjeç.
Objektivi dyshohet se ka qenë një prej të plagosurve. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, pritet konfirmimi i tyre. Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës dhe ende nuk dihet gjendja e tyre.