Një grua ka ndërruar jetë këtë mbrëmje në zonën e Don Boskos në kryeqytet, pasi autorët e paidentifikuar kanë hapur zjarr në ambientet e një lokali.
Mësohet se viktima ka qenë punonjëse e lokalit, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Dy autorët kanë lëvizur me dy motorë, por ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes./tch/