Anulimi i kujdestarive nga ana e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka ngjallur reagimin specializantëve të cilët kanë paralajmëruar një protestë për ditën e hënë.
Arsyeja e kësaj protestë sipas tyre është për ta kundërshtuar vendimin e SHSKUK-së, e cili sipas tyre është në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës për kompensimin për kujdestari, punë gjatë natës dhe punën jashtë orarit.
“Nesër, të hënën nga ora 10:30 do të mbahet protestë e specializanteve para administratës qendrore të SHSKUK-së. Protesta është njoftuar dhe aprovuar nga shërbimi policor i Kosovës”, thuhet në komunikatën e tyre.
“Do të jenë prezentë specializant nga 22 klinika ndërsa një klinik ka dal kundër. Parashihet që me qenë prezent pra rreth 500 specializantë. Arsyeja e protestës është anulimi i kujdestarive shtesë nga SHSKUK-ja me dt 01.03.2023 dhe detyrimi për të punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë se Republikës së Kosovës të marrë me dt 03.02.2023 – rregulloren QRK Nr 7/2023”, thuhet në njoftimin për media.