6.8 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Pritjet për dialogun dhe zhvillimet në rajon, çfarë po bën Dendias në Kosovë

Kryediplomati grek, Nikos Dendias ndodhet në Kosovë, në një nga vizitat e tij që tashmë janë bërë të shpeshta. Ai u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti dhe pritet ta takojë edhe ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Në Prishtinë, ai kuptoi pritjet e Kosovës për takimin e rëndësishëm të dialogut me Serbinë në Ohër dhe foli me krerët e shtetit për bashkëpunimin dypalësh e zhvillimet rajonale.

 

Për herë të gjashtë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias erdhi sot në Prishtinë për vizitë zyrtare.

Dendias fillimisht u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim ku u tha se shkëmbyen mendime për dialogun Kosovë-Serbi dhe rrugën e zhvillimet rajonale.

“Sot në Prishtinë jam pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu. Bisedimet u fokusuan në zhvillimet rajonale, perspektivën e Ballkanit Perëndimor BE dhe Dialogun Beograd-Prishtinë”, shkroi kryediplomati grek në Twitter.

Osmani tha se se diskutuan “për përkushtimin tonë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Greqisë, për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon”.

Me kryeministrin Albin Kurti, Dendias doli për drekë në periferi të Prishtinës.

“Sot u prita për një drekë nga kryeministri i Kosovës, A.Kurti në Prishtinë. Shkëmbim mendimesh për zhvillimet në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe rrugën e Ballkani Perëndimor drejt BE-së”, shkroi Dendias.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti dhe Dendias “diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe perspektivat për avancimin, themelimin dhe fuqizimin e tyre”.

Ata”folën për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për propozimin evropian për Marrëveshje Bazë”, sipas ZKM-së.

Kurti ia ka treguar kryediplomatit grek edhe pritejet e tij për takimin e 18 marsit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Ohër.

“Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Dendias për takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe pritjet e Kosovës nga takimi i 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut”, u tha në njoftim.

Dendias pritet të takohet edhe me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në fillim të këtij muaji ishte në Athinë për një vizitë zyrtare. Nga atje, një intervistë me gazetën greke “Kathimerini”, ai tha se “tani që Serbia është angazhuar praktikisht për të njohur Kosovën dhe ngadalë po kupton se është më e mira edhe për të, Athina duhet të përfitojë nga ky momentum për të ndërmarrë hapin vendimtar dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img