Arsenali do të përballet në derbin londinez me Fulhamin në udhëtim në kuadër të xhiros së 27-të në Ligën Premier.
Vendasit në këtë duel vijnë pas dy rezultateve jo të mira ku kanë marrë vetëm një pikë.
Ndërkohë Arsenali po kalon formë të shkëlqyer dhe ka katër fitore radhazi.
Topçinjtë duan të fitojnë këtë përballje në mënyrë që ta shtojnë në pesë pikë diferencën me Manchester Cityn, derisa vendasit kërkojnë të shkaktojnë befasi.
Formacionet zyrtare:
Fulham: Leno, Tete, Tosin, Ream, Robinson, Lukic, Reeds, Andreas, De Cordova-Reid, Mitrovic, Solomon.
Arsenal: Ramsdale, White, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Partey, Xhaka, Odegaard, Martinelli, Saka, Trossard.