-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Berisha më i mirë se Messi e Mbappe ndaj Bayernit, të gjithë e shpijnë drejt Kombëtares gjermane

Mërgim Berisha ka marrë lëvdata të mëdha pas paraqitjes së shkëlqyeshme ndaj Bayern Munichut.

Sulmuesi kosovar i realizoi dy gola ndaj gjigantit bavarez dje, edhe pse skuadra e tij, Augsburg në fund pësoi humbje, 3:5.

“Fatkeqësisht, dy golat e mi nuk ishin të mjaftueshëm. Është e rëndësishme se ne kemi mësuar nga kjo”, deklaroi pas lojës futbollisti në pronësi të Fenerbahçes, i cili po shkëlqen në Bundesligë, shkruajnë mediat gjermane.

Therandasi kishte realizuar ndaj Bayernit edhe në pjesën e parë të sezonit, në fitoren e Augsburgut 1:0 në shtëpi.

Dhe, kjo nënkupton se Berisha i ka shënuar tre gola brenda një sezoni ndaj klubit më të madh gjerman, ndërsa kishte shënuar ndaj bavarezëve edhe në kohën kur po luante për Salzburgun.

E mediat gjermane e kanë bërë një krahasim të ish-futbollistit të Salzburgut me Leo Messin e Kylian Mbappen, të cilët nuk ishin aq të suksesshëm sa Berisha në dy përballjet e tyre me Bayernin në këtë edicion.

“Berisha shënoi gola të bukur dhe pati përballje të suksesshme kundër Upamecanos, ishte më mirë se Mbappe e Messi të mërkurën”, deklaroi portieri i Augsburgut, Rafael Gikiwicz.

Për dallim prej Berishës, as Mbappe e as Messi nuk arritën të shënonin në “Allianz Arena” të mërkurën.

Selektori Flick e publikon listën të premten, shpresa për Berishën

Selektori i Kombëtares gjermane, Hansi Flick do ta zbulojë të premten që vjen listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e marsit, pas dëshpërimit në Kupën e Botës.

Pak kohë më parë, Flick ka njoftuar se në listën e të ftuarve do të ketë befasi.

E nëse vlerësohet ndeshja që e shfaqi Berisha ndaj Bayernit, atëherë mundësitë janë të mëdha që ai të ftohet në Kombëtaren gjermane për ndeshjet e pjesës së dytë të këtij muaji.

Kapiteni i Augsburgut, Jeffrey Gouëeleeuë e ka shtyrë 24 vjeçarin drejt Kombëtares gjermane.

“Ai po bën mjaft mirë”, u shpreh futbollisti holandez.

“Mërgimi ka dhënë sinjale të mira. Shpresoj që ai të jetë atje (në Kombëtare”, vazhdoi ai.

Edhe drejtori sportiv i Bayernit, legjenda boshnjake Hasan Salihamidzic e lavdëroi futbollistin kosovar, i cili në të kaluarën i kishte zhvilluar 13 ndeshje me Kombëtaren U-21 të Gjermanisë, ndërsa e kishte realizuar edhe një gol.

“Ai është një lojtar mjaft i mirë. Ai vepron mjaft mirë më trup dhe është mjaft i mirë përpara portës”, u shpreh Salihamidzic.

Edhe drejtuesit e Augsburgut mendojnë se Berisha e meriton të ftohet në Kombëtare dhe se ata do të ishin të lumtur nëse kjo ndodh.

“Mërgimi është një sulmues për të cilin kam besim se do të jetë në ekipin kombëtar. Natyrisht, do të isha mjaft i lumtur nëse një lojtar i Augsburgut luan për Kombëtaren e Gjermanisë”, u shpreh drejtori menaxherial i Augsburgut, Stefan Reuter.

E ardhmja e Berishës është e ndritshme.

Ai është i huazuar në Augsburg, por klubi gjerman e ka ndërmend ta blejë atë nga Fenerbahçe.

Ndërkohë, sulmuesin e rrezikshëm po e pret qe një kohë edhe Kombëtarja e Kosovës, por që duket se futbollisti i lindur dhe i rritur në Gjermani, ka prioritete të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img