-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Fjolla Morina deklaron ”live” se është helmuar ne burgun e Lipjanit (VIDEO)

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina gjatë ditës së sotme ka bërë disa deklarata tronditëse në profilin e saj në Instagram.

Ajo tregoi historinë e saj tronditëse me ish-bashkëshortin, Fisnik Syla dhe disa persona të tjerë të përfshirë.

Por përveç tyre, Fjolla akuzoi edhe institucionet shtetërore. Ajo tha se e kanë helmuar në kohën sa ka qenë duke e vuajtur dënimin në burgun e Lipjanit dhe se ka qenë në prag të vdekjes.

Kam qenë e kërcënuar derisa edhe burgun kur e kam bërë midis Lipjanit më kanë vënë helm. Kam qenë duke vdekur. Hera e fundit kur ka ndodhur helmi tash më ka vënë ky Ildi Qamo është diku në burg në Itali dhe ka ikur para tre muajve. Ky person është i lidhur me persona që kanë të bëjnë me komandantë në burg pesë veta, janë bërë bashkë. Kanë dashur të ma qesin fëmijën nga sistemi. Kam qenë tre muaj në lidhje me të, më ka vënë helm dhe ka dashur që të vdes“, u shpreh Fjolla.

Tutje, këngëtarja tha se në Kosovë të gjithë njerëzit janë të blerë dhe se nuk ka shtet, nuk ka drejtësi.

Veç shpirti im e di çfarë kam heq. Këta e kanë dashur shkatërrimin tim, jetës time. Këtu nuk ka shtet, këtu janë njerëzit të gjithë të blerë. Këta njerëz duhet të marrin dënimin e merituar“, tha ajo.

Fjolla kërkon drejtësi nga institucionet për veten dhe për fëmijën e saj, për shkatërrimin e jetës nga personat që ka përmendur në këtë video.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img