2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Mungesa e mbikalimeve në Prishtinë, qytetarët në rrezik

 

Derisa po kalonte në anën tjetër të rrugës, u godit nga një veturë.

Nga aksidenti që ndodhi gjatë së premtes këtu në lagjen Veternik në Prishtinës, këmbësori mbeti i vdekur.

Si pasojë e mungesës së mbikalimit këtu, kanë humbur jetën dhjetëra qytetarë.

A

ta ende po kalojnë rrugën në mesin e shumë veturave.

Ndërtimin e mbikalimit në Veternik, qytetarët po e cilësojnë si urgjencë.

Një nga ta thotë se edhe në pjesë tjera të qytetit, ka nevojë për mbikalime e nënkalime.

Edhe eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti flet për rrezikshmërinë që po u shkaktohet qytetarëve nga mungesa e mbikalimeve.

Ahmeti thotë se kjo çështje duhet të jetë prioritet i institucioneve.

Sipas Ahmetit duhet të bëhen studime edhe për pjesë tjera të kryeqytetit në të cilat ka nevojë.

Në vitin 2020 ishte nënshkruar një memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Prishtinës pikërisht për ndërtimin e mbikalimit në Veternik.

Por tash e atë kohë një i tillë nuk ekziston.

T7 ka kontaktuar edhe me komunën për të marrë përgjigje lidhur me këtë çështje, por nga ky institucion nuk ishin të qasshëm gjatë së shtunës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img