3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Alibeaj njofton…: Basha nuk është kryetar i PD-së

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin se nuk do dorëzojnë dokument të firmosur nga Lulzim Basha.

Për Partinë Demokratike, Lulzim Basha ka ikur. Kryetari Enkelejd Alibeaj ka njoftuar përmes një shkrese zyrtare Celibashin, se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD-së më 21 mars 2022 dhe dokumentacioni i paraqitur është i plotë, raporton Top-Channel.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kishte vendosur një afat prej 48 orësh për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën e Kodit Zgjedhor për t’u regjistruar në zgjedhje, afati i cili skadon sot.

Letra e Alibeajt

Letra e plotë e Alibeajt drejtuar Celibashit:

I nderuar z. Komisioner, Jemi njohur me vendimin tuaj nr. 158, datë 09.03.2023, ku është urdhëruar “Kthimi për plotësim i dokumentaconit për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Demokratike te Shqipërisë”. Me anë të këtij njoftimi, ju informojmë se z. Basha nuk ndodhet faktikisht në detyrë, për shkak të heqjes dorë nga detyra në mënyrë publike, përpara Kryesisë se Partisë, me date 21 Mars 2022 (njoftimi publik bashkëlidhur).

Është fakt i njohur botërisht dhe që nuk ka nevojë të provohet, se prej një kohe të gjatë Partia Demokratike e Shqipërisë, partia më e madhe e opozitës, po kalon një periudhë konflikti të brendshëm, dhe në mungesë në detyrë të Kryetarit të Partisë. Në përputhje me legjislacionin ne fuqi dhe rregullat e brendshme të funksionimit të Partisë Demokratike (konkretisht nenit 46 te Statutit të PDSH), që përcaktojnë se: “Kryetari i Partisë ndihmohet nga Nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm……Kryetari i Partisë gjatë veprimtarisë së tij të përditshme i cakton detyra dhe fusha të caktuara përgjegjësie Nënkryetarëve të Partisë. Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin”, është lëshuar Autorizimi i Përgjithshëm datë 18 Mars 2022. Për shkak se dorëheqja e Kryetarit është fakt, edhe pse nuk është pasqyruar në regjistrin e partive politike, për shkak të mos-zgjedhjes së Kryetarit te ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në kuptim të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, i ndryshuar, funksionimi i Partisë Demokratike për aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet vendore realizohet sipas “Autorizimit të Përgjithshëm” të datës 18 Mars 2022.

Përsa më lart, në mbështetje të nenit 64 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, duke qene se dokumentacioni i dërguar është i plotë dhe nisur nga fakti që është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur mos zbatimi i Autorizimit të Përgjithshëm të datës 18 Mars 2022, kërkojmë shfuqizimin kryesisht të vendimit nr. 158/2023 dhe vijimin e procedurës ligjore të regjistrimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majt 2023, duke mbajtur në konsideratë rrethanat ligjore dhe faktike si më sipër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img