Një person është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 12:30, në Podujevë.
Tutje bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.