0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Usyk e pranon ofertën 70/30 të Furyt për meçin mes tyre, por kërkon nga britaniku të dhurojë 1 milion për Ukrainën

Oleksandr Usyk ka pranuar ofertën e Tyson Furyt për t’u përballur me njëri-tjetrin në një meç boksi.

Usyk pranoi ofertën e Furyt, edhe pse ai dhe ekipi i tij kushtet e ofruar i konsiderojnë si të padrejta, transmeton Gazeta Express.

Oferta e britanikut ishte që fitimet të ndaheshin 70/30 në favor të tij. Madje, Fury i dërgoi një ultimatum Usykut që ai të pranonte një çantë këtë ofertë ose të largohet. 

Ai gjithashtu shtoi se do të zbriste 1% nga ajo marrëveshje fillestare për çdo ditë që kalon pa rënë dakord palët.

Vetëm pak orë më vonë, kampioni ukrainas përmes një video të publikuar në rrjetet sociale njoftoi se ka pranuar ofertën, por me një kusht nga ana e tij.

Usyk ka kërkuar që Fury të jep premtimin se do t’i dhurojë Ukrainës, shtet i cili po përballet me agresionin rus, një milion paund menjëherë pas meçit.

Usyk gjithashtu shtoi se për çdo ditë vonesë, Fury të paguajë plus 1% nga kuleta e tij.

“Unë e pranoj ofertën tuaj për ndarje shtatëdhjetë/tridhjetë për të luftuar më 29 prill në Wembley. Por ju do të premtoni se do t’i dhuroni Ukrainës 1 milion paund menjëherë pas luftës. Dhe për çdo ditë vonesë, ju do t’i paguani 1% nga kuleta juaj popullit ukrainas. Marrëveshje???”, ka thënë Usyk.

Tani mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e Tyson Furyt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img