-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nga Kosova po ikin edhe puntorët e sektorit publik

Në emisionin EURO n’7 në T7 është theksuar se dallimi i kësaj qeveria nga qeveritë e kaluara është në të kaluarën tendencë për ta lëshuar vendin kanë pasur vetëm punonjësit e sektorit privat, ndërsa që tash vendin dëshirojnë ta lëshojnë edhe punonjësit e sektorit publik e madje dhe ata me paga shumë të larta.

Mustafë Kadrijaj, profesor universitar ka thënë se qeveria nuk është duke u marr fare me fenomenin e ikjes së trurit nga Kosova dhe se me ligjin e ri të pagave veç sa është shtuar numri i atyre që po dëshirojnë të lëshojnë vendin.

“Komoditeti i numrave nuk duhet të jetë krekosje por obligim shtesë që punohet në përmirësimin e jetesës së qytetarëve, jeta e qytetarëve pas ardhjes së kësaj qeveria nuk është përmirësuar fare, përkundrazi është bërë edhe më e vështirë”, ka deklaruar Kadrijaj.

Në anën tjetër Sejdi Hoxha ka thënë se ende nuk është e qartë se për çfarë është bërë ligj i pagave, për rritje të pagave, të barazisë së pagave apo ligj i zvogëlimit të pagave, sepse sipas tij, ende askush nuk e ka të qartë këtë çështje.

“Paga e një polici të njësisë speciale është më e vogël sesa para së të hyj në fuqi ligji, pra paga e një polici të kësaj njësie tash është 619 euro dhe kjo tregon se çfarë kujdesi ka kjo qeveri për policinë e vendit. Pastaj profesorët universitar janë barazuar apo trajtohen njëjtë sikur një këshilltar qeveritar. Pastaj njëjtë është edhe tek Forca e Sigurisë ku një atasheu ushtarak nga 3200 paga ju ka zbrit në 588 euro dhe qeveria duhet të shpjegoj se si do ta kaloj muajin një atasheu ushtarak në perëndim me 588 euro, kjo është shkatërrim, jo rritje e pagave”, ka thënë Hoxha.

Ngjashëm, sipas panelistëve, ka ndodhur edhe sektorin e drejtësisë ndërsa, sipas tyre, ligji i pagave nëse përfundon në Gjykatën Kushtetuese, do të përfundojë sikurse ligji paraprak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img