-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Pulsi Publik i UNDP-së: Mbi 50% e të anketuarve të kënaqur me punën e Osmanit, me Kurtin më të “zhgënjyer”

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka publikuar sot edicionin e 23-të të Përmbledhjes Pulsi Publik, teksa sipas anketimit nga nëntori i vitit 2022, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është radhitur e para sa i përket kënaqshmërisë së publikut me punën e saj, në masën prej 56.8 për qind.

Kurse kënaqshmëria për kryeministrin Albin Kurti, sipas anketimit ka dalë 44.9 për qind, teksa me Qeverinë me 41 për qind.

Anketimi i UNDP-së ka nxjerrë kënaqshmërinë me punën e Kuvendit në masën 39.1%, kurse me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kënaqshmëria është në nivelin 50.8%.

Ulje të dukshme pati në shkallën e kënaqshmërisë me Gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, në 24.4% dhe 22% përkatësisht, krahasuar me prillin e vitit 2022.

Anketa e opinionit të Pulsit Publik bazuar në intervistat e kryera në nëntor 2022 dhe përmban tyë dhëna të bazuara nga dhjetë treguesit kryesorë që mbulojnë çështjet socio-ekonomike, mjedisore dhe politike.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img