Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Hajvali të Prishtinës, ku ndërroi jetë papritmas një foshnje 2 muajsh dhe akoma nuk dihen shkaktarët e vdekjes. Ky rast ka tronditur familjen Mehmeti, që njoftuan menjëherë Policinë dhe Autoambulancën.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur paradite, kur prindërit e fëmijës të pikëlluar kërkuan ndihmë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njesitë përkatëse, me ç’rast eshtë konstatuar vdekja e foshnjës, si dhe janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme.
Prindërit e foshnjës kanë dhënë deklaratat e tyre para zyrtarëve policorë dhe kanë treguar në detaje se si ndodhi ky rast mjaft i dhimbshëm.
Trupi i pajetë i foshnjës është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.