-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Musliu i del në mbrojtje Bogujevcit: Saranda pagoi çmim të madh për këtë liri

Deklarata e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevcit u bë shkas që e njëjta të shahet e ofendohet nga qytetarët në rrjete sociale.

Në mbrojtje të saj ka dalë deputetja e Partisë Denokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e cila ka shkruar se ” grua e fortë nuk do të thotë vetëm ta kërkosh e ta mbrosh të drejtën tënde”.

Sipas saj, grua e fortë nënkupton kur dikush del mbi interesat personale e partiake për të respektuar të drejtën e një gruaje tjetër.

Musliu ndër tjerash tha se deputetja Bogujevci ka paguar çmim të madh për lirinë që e gëzojmë.

Postimi i plotë:

Grua e fortë nuk do të thotë vetem ta kërkosh e ta mbrosh të drejtën tënde. Grua e fortë do të thot kur ti del mbi interesat përsonale e partiake për të respektuar të drejtën e një gruaje tjetër pa dallim partie, ngjyre, feje apo çka do tjetër. Vlerat tona nuk mbrohen duke tentuar ti ndryshojmë njerzit. Vlerat tona mbrohen duke e respektuar secilin për atë që është! E di qe Saranda nuk ka nevojë për mbrojtje por duke kujtuar të kaluaren tonë jo të larget kur nuk kishim të drejt të jetonim të lirë, e kemi obligim si shoqëri ta respektojmë Lirinë e secilit prej nesh, pa harruar qe Saranda pagoi çmim të madh për këtë Liri.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img