12.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Kosovarët po falsifkojnë dokumente gjatë aplikimit për viza

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka pranuar një numër të konsiderueshëm të lëndëve për hetim të dërguara nga Ambasadat në Kosovë, që ndërlidhen me veprimet e qytetarëve gjatë aplikimit për pajisje me viza, me dokumente të falsifikuara.

Disa nga dokumentet e falsifikuar me se shpeshti janë:

Falsifikimi i certifikatës së gjuhës gjermane

–  Falsifikimi i dokumentit të Trustit – kursimeve pensionale

–  Falsifikimi i dokumentit – pasqyrës bankare

Referuar kësaj, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e personave të pandërgjegjshëm dhe të marrin mbi vete përgjegjësinë e prezantimit të dokumenteve të falsifikuara tek institucionet përkatëse, pasi që në këtë mënyrë bien ndesh me ligjin dhe kryejnë vepër penale për të cilën do të japin përgjegjësi para organeve të drejtësisë.

Identifikimi i dokumenteve të tilla është lehtë i zbatueshëm dhe se asnjë person me dokumente të tilla nuk mund të kalojë në asnjë ambasadë dhe si pasojë personat të cilët bëjnë një shkelje të tillë bartin me vete pasojat si:

  • Regjistrohen në ambasada se të njëjtit kanë aplikuar me dokument të falsifikuar dhe mund të kenë pasoja në të ardhmen për udhëtime jashtë vendit dhe
  • Pasojat ligjore të cilat parashihen me Kod Penal për falsifikim të dokumentit.

Për rastet e lartcekura sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës është e përcaktuar vepra penale:

 Neni 390

 Falsifikimi i dokumenteve

1. Kushdo që përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal ose me dije përdor dokumentin e falsifikuar apo të ndryshuar si origjinal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img