-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Juristi spanjoll: Kosovarët do të udhëtojnë pa viza në Spanjë, qesharak qëndrimi i Qeverisë

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Joaquin Urias, e quan “qesharak” obsesionin e Spanjës për të mos e njohur Kosovës shtet, për shkak të frikës së Katalonisë.

Gazeta “El Nacional” e Katalonisë i ka kushtuar një shkrim Kosovës, pas votimit në Këshillin të Bashkimit Evropian që kosovarët të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

Duke thënë një shpjegim mbi raportet njëanshëm të ftohura të Spanjës, karshi Kosovës, kjo gazetë citon juristin që thotë se tash e tutje, kosovarët shtetin e të cilëve e mohon qeveria spanjolle, do të mund të hyjnë në këtë shtet pa viza.

“Sado që qeveria spanjolle provon të mohojë, Kosova është shtet. Kosovarët tani hyjnë në Bashkimin Evropian me pasaporta, pa viza. Spanja po e mashtron vetën, duke e mohuar realitetin nga frika e pavarësimit të Katalonisë”, ka thënë Urias, transmeton Gazeta Express.

Këshilli i BE-së ka miratuar heqjne e vizave për Kosovës dhe ka njoftuar se ky vendim hyn në fuqi me funksionalizimin e sistemit ETIAS dhe jo më larg se 1 janari i 2024-s. Tash, iniciativa pritet të votohet në Parlamentin Evropian, ku pritjet janë që kalon. Gazeta katalonase shkruan se “mbetet të shihet” se cfarë qëndrime do të mbajnë aty eurodeputetët spanjollë. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img