-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Trafik i rënduar, Komuna e Prishtinës ua ndalon hyrjen në kryeqytet autobusëve ndërurbanë

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës ka filluar sot një aksion kundër autobusëve ndërurbanë.

Në njoftimin e Drejtorisë, thuhet se ky aksion pati për qëllim parandalimin e futjes brenda në kryeqytet, të autobusëve që transportojnë qytetarë nga komunat fqinje, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Drejtoria e Inspeksionit, nga sot ka nisur një aksion të gjerë nën asistimin edhe të policisë që ka për qëllim inspektimin, përkatësisht, parandalimin e futjes në brendi të qytetit të opertorëve (ndërurban) që merren me transportin e udhëtarëve nga komunat fqinje për në Prishtinë, dhe anasjelltas”, bëhet e ditur në njoftim.

Ky aksion, i cili u tha se do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, po ndërmerret për shkak të rëndimit të trafikut.

“Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për shkak se, këta operatorë duke u futur në brendi të qytetit përveç mosrespektimit të rendit të udhëtimit të njëjtit me veprimet e tyre po e rëndojnë dukshëm edhe rrjedhën normale të trafikut në kryeqytet”. /Reporteri.net/.

Njoftimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img