Seriali i njohur komik “O Sa Mirë” ka ardhur sot për të gjithë ndjekësit e tij të rregullt me episodin e 96-të.
Plot situata komike nga aktorët më të njohur të momentin, janë rezervuar për publikun edhe në këtë episod të ri të serialit.
Episodi 96-të i “O Sa Mirë” karakterizohet me rikthimin e ‘Sasës’, e cila kishte dy episode që mungonte, teksa është bërë e ditur javën e kaluar se rolet ‘Plepi’ dhe “turku’, përkatësisht aktorët Erblina Ajazi dhe Rifat Smani nuk do të jenë më pjesë e këtij seriali.
Sido që të jetë, seriali vazhdon të tërheq vëmendjen me rolet më të suksesshme të momentit si: ‘Citi’, ‘Jana’, ‘Lugina’, ‘Xhbanja’ etj.
Një risi në këtë sezon të “O Sa Mirë” është edhe aktori i ri Ridvan Murati, i cili luan rolin e një djali të ardhur nga diaspora.
https://youtu.be/fObc4YGXpAk