-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Policia jep detaje për aksidentin që la të vdekur një person në Veternik

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rrugës për Veternik, një këmbësor është goditur për vdekje nga automjeti në lëvizje.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje”, ka thënë Ahmeti.

Aksident në Veternik – këmbësori goditet për vdekje

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, konfirmoi ajo.

Zëdhënësja bëri me dije se policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img