-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Pse nuk duhet të karikoni telefonin në veturë

Me siguri shumica e njerëzve u është dashur të karikojnë celularin e tyre në makinë. Sidomos nëse do të shkoni në një udhëtim të gjatë, mund të mos filloni as me një bateri të plotë, duke menduar se e keni zgjidhjen e lehtë për ta karikuar atë rrugës. Edhe kur jeni duke lëvizur nëpër qytet, nëse jeni gjatë gjithë ditës në rrugë me telefonin në dorë, shpesh mund të ndodhë që bateria të mbarojë.

Megjithatë, ekspertët thonë se karikimi i telefonit gjatë vozitjes është në fakt një nga gabimet më të këqija që mund të bëni. Per cfare arsye? Portat USB të makinës zakonisht ofrojnë tension të ulët, më pak se sa mund të karikojë një telefon. Kështu, celulari merr më pak rrymë sesa duhet për të punuar. Përveç kësaj, kur vendosni të karikoni celularin në një portë USB me fuqi të ulët, telefoni “thith” energji me një ritëm shumë më të shpejtë se sa mbështet porti. Përveç kësaj, për shkak të tensionit të ulët sistemi i karikimit konsumohet. Ju mund të keni vënë re se telefoni ngrin gjatë një karikimi ose nuk karikohet fare. Ky mund të jetë shkaku.

Një arsye tjetër për të cilën nuk duhet të karikoni celularin në makinë është se në varësi të llojit të telefonit që keni dhe llojit të baterisë që ka, ekziston mundësia që të zbrazni baterinë e makinës duke karikuar telefonin në makinë. Kur përdorni portën USB të makinës për të karikuar telefonin, në thelb po përdorni baterinë e makinës. Ky zakonisht nuk është problem nëse bateria e makinës është e re dhe e “shëndetshme”. Por nëse janë më të vjetër, ndoshta duhet të mendoni përsëri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img