0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Statovci: Projektligji për përcaktimin e çmimeve të barnave do t’i mbrojë qytetarët

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka deklaruar se Projektligji për përcaktimin e çmimeve të barnave, është në të mirë të qytetarëve dhe se ndërhyrja e shtetit ka qenë hap i jashtëzaonshëm.

“Ky padyshim është një prej ligjeve më të rëndësishme sepse ka direkt në rëndësi mirëqenien e qytetarëve, gjithashtu edhe në aspektin ekonomik por edhe në aspektin e mirëmbajtjes së shëndetit të tyre” ka thënë Statovci.

Ajo ka thënë se një Projekligj i tillë ka qenë nevojë e kahmotshme.

“Kjo ka qenë një nevojë e kahmotshme, padyshim që është specifike, padyshim që kërkon që kompanitë farmaceutike t’i ripërshtaten një rregulli të ri, mirëpo është një nga nevojat më të mëdha karshi qytetarëve sepse është evidente le të themi i njëjti produkt ka dalluar shumëfish më shumë në tregun e Kosovës se sa le të themi në tregun e Maqedonisë. I njëjti produkt ka dalluar nga një barnatore në një barnatore tjetër, i njëjti produkt ka dalluar në çmim brenda ditës dhe brenda natës”, ka thënë deputetja.

“Andaj krijon një mekanizmë mbrojtës që çështja e barnave dhe nevojës për terapi, në një diçka të cilën as nuk është zgjedhje as nuk është faji i askujt, të paktën ta mbrojë nga aspekti ekonomik e kjo është përmes pra përcaktimit të çmimeve, përmes një tregu të rregulluar karshi barnave, kjo është një praktikë e shumë vendeve, e sidomos vendeve në tregjet e vogla”, është shprehur ajo.

Ndërkaq. dy ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img