4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Problemet kryesore në Kosovë: Për shqiptarët, papunësia – për serbët furnizimi me rrymë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka publikuar sot edicionin e 23-të të Përmbledhjes Pulsi Publik.

Kjo përmbledhje i pasqyron gjetjet për dhjetë treguesit kyç në lidhje me çështjet socio-ekonomike, mjedisore dhe politike. Ato bazohen në anketat gjashtëmujore të opinionit që kryhen dy herë në vit me të anketuar mbi 18 vjeç në Kosovë.

Përmbledhja e Pulsit Publik XXIII raporton për gjetjet nga anketa e opinionit e realizuar me 1,306 të anketuar nga data 21 tetor deri më 3 nëntor 2022 në mbarë territorin e Kosovës, me numër të barabartë të meshkujve dhe të femrave si dhe me të gjitha grupet etnike që jetojnë në Kosovë.

Të dhënat dhe treguesit nga anketa e opinionit zbërthehen sipas përkatësisë etnike dhe gjinisë në mënyrë që të sigurohen informata të detajuara mbi dallimet në perceptimet për sfidat zhvillimore me të cilat përballen qytetarët në Kosovë.

Anketa e Pulsit Publik e nëntorit 2022 u kërkoi të anketuarve të zgjedhin edhe një nga problemet më të ngutshme me të cilat përballet Kosova aktualisht.

“Gjetjet tregojnë shqetësime të ngjashme për problemet madhore të perceptuara në prill 2022: papunësia (29.9%), varfëria (21%) dhe çmimet e furnizimeve esenciale (17.4%) perceptohen si tre problemet kryesore në Kosovë. Furnizimi me energji elektrike (4.3%) dhe shëndetësia (4.1%) ishin ndër pesë problemet kryesore të identifikuara nga të anketuarit. Vlen të theksohet se krahasuar me prillin e 2022, shkalla e atyre që e konsideronin korrupsionin si problem madhor (5%) ka rënë për 3.6 pikë përqindje në nëntor 2022, ku vetëm 1.4% e të anketuarve e konsiderojnë korrupsionin si problem madhor”, thotë raporti i UNDP-së në Kosovë.

Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike treguan se serbët e Kosovës i konsideruan furnizimin me energji elektrike (20.5%), marrëdhëniet ndëretnike (11.9%) dhe problemet e hapësirës urbane (10%) si tre çështjet më të ngutshme, ndërsa për komunitetet e tjera të Kosovës problemi më i madh ishte varfëria (22.5%), e ndjekur nga papunësia (18%) dhe çmimet e furnizimeve esenciale (16.5%).

Si në anketën e mëparshme, për shqiptarët e Kosovës, papunësia (31.6%), varfëria (21.5%) dhe çmimet e furnizimeve esenciale (18.3%) ishin tre problemet madhore në Kosovë.

Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë tregojnë se meshkujt dhe femrat janë kryesisht të shqetësuar për papunësinë, varfërinë dhe çmimet e furnizimeve esenciale.

“Ngjashëm me anketën e fundit të opinionit, femrat ishin më të shqetësuara për papunësinë (31%) sesa meshkujt (28.9%). Si femrat (20.6%) ashtu edhe meshkujt (21.2%) duket se janë njëlloj të shqetësuar për varfërinë. Megjithatë, femrat ishin më të shqetësuara për çmimet e furnizimeve esenciale (19%) sesa meshkujt (15.7%)”, thonë të dhënat e publikuara në Pulsin Publik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img