“Normalisht që tash ndër synimet, në mos synimin kryesor, qëllimin, objektivin e kemi që të kthejmë Prishtinën, qeverisjen e LDK’së. Unë jam i bindur se kjo do të ndodhë. Jam i bindur, po e përsëris se kjo do të ndodh për shumë arsye dhe mbi të gjitha arsyeja e parë është: pushteti aktual në Prishtinë, tre vite vetëm stagnim. Nuk është që e them vetëm unë por e thojnë edhe shumëkush, edhe qytetarët…”, tha Beqiri, transmeton Televizioni Rrokum.
Ai thotë se udhëheqja aktuale e Prishtinës është shndërruar vetëm në organ të prokurorisë sepse e vetmja gjë që e bën është ankimi.
“Kjo udhëheqje është shndërru veç në organ të prokurorisë. Të vetmen gjë që e kanë është me u anku. Qytetarët nuk i kanë zgjedh me u anku. Qytetarët i kanë zgjedh me i zgjidh problemet e ata nëse kanë fitu, e dihet qysh kanë fitu, me përkrahjen e PDK’së”, theksoi ai.
Beqiri theksoi se gjatë mandatit të Ahmetit në kryeqytet nuk është ndërtu asnjë objekt shkollor ose shëndetësor. Thotë se tre objektet për banim social në Hajvali kanë qenë të përfundume në mandatin e Isa Mustafës dhe vetëm tani ka nis sistemimi i familjeve.
Ai nuk tregoi se kush nga LDK do të jetë kandidat për Prishtinën. Tha se kjo parti do të dalë më kandidatin në ‘kohën e duhur’.