-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Krejt çfarë dihet rreth sulmit me armë në Hamburg të Gjermanisë – përfshirë edhe pamje nga vendi i ngjarjes

Një numër njerëzish janë vrarë nga të shtënat në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin verior gjerman të Hamburgut.

Policia thotë se një person i armatosur besohet të jetë i vdekur, megjithatë mbetet e paqartë nëse sulmuesi është në mesin e gjashtë apo shtatë viktimave të raportuara nga mediat gjermane.

Ende nuk dihet se cili ishte motivi i këtij sulmi, thotë policia.

Pos shtatë viktimave të evidentuar, nga sulmi mbetën të plagosur edhe 25 persona të tjerë. Qendra e Dëshmitarëve të Jehovait ku ndodhi sulmi është në rrugën “Deelböge” në lagjen Gross Borstel të qytetit.

Forcat gjermane të rendit bashkë me ambulancat janë aktualisht në vendin e ngjarjes.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale u panë disa të plagosur që po barteshin nga objekti ku ndodhi krimi.

 

Policia gjermane ka kërkuar që të mos përhapet paniku dhe banorëve të lagjes në Hamburg iu bëri thirrje të qëndrojnë brenda.

Zëdhënësi i policisë Holger Vehren tha se hetuesit kishin “indikacione se një i dyshuar mund të ketë qenë në ndërtesë dhe mund të jetë edhe në mesin e të vdekurve”, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

 

Vehren tha se policia kishte dëgjuar “të shtëna që vinin nga katet e sipërme të ndërtesës”. Nuk kishte të dhëna për ndonjë të dyshuar në arrati, shtoi zëdhënësi.

Ai tha gjithashtu se nuk kishte informacion për shkallën e lëndimeve të të plagosurve të cilët ishin dërguar në spital.

Dëshmitarët e Jehovait janë një sekt i krishterimit, me shumë pikëpamje tradicionale të krishtera dhe të tjera që janë unike për Dëshmitarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img