-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Meta: Shtet demokratik, Shqipëria ta marrë shembull

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur urimin e tij për shtetin kosovar pasi ditën e sotme ministrat e Bashkimit Europian votuan unanimisht liberalizimin e vizave.

Meta shkroi në Facebook se edhe vetë ministrat evropianë duhet të gëzohen për vendimin e marrë pasi kanë afruar një vend me parametra të lartë demokratikë, si Kosova.

Sipas tij Kosova është sot shembulli i duhur, që edhe Shqipëria duhet të ndjekë, për të bërë hapa drejt përmirësimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Postimi i plotë i kreut të PL-së, Ilir Meta:

Sot urojmë Kosovën sepse ministrat e Bashkimit Europian votuan unanimisht liberalizimin e vizave.

Por duhet të gëzohen edhe ministrat europianë që kanë mundësinë të afrojnë një vend me parametra të lartë demokratikë, si Kosova!

Të gjithë gëzohemi me zhvillimet demokratike dhe integrimin europian të Kosovës sonë.

Këtë e dëshmon edhe progresi i jashtëzakonshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas Freedom House dhe Transparency International.

Kosova është sot shembulli i duhur, që edhe Shqipëria duhet të ndjekë, për të bërë hapa drejt përmirësimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img