-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sherifi: Mustafa të heq dorë, nuk e votojmë këtë version të demarkacionit

Sekretari i NISMA-së për Kosovë, Bilall Sherifi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit, Isa Mustafa i cili i fajësoi opozitën dhe gjithë ata që nuk po e votojnë demarkacionin.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se qeveria ka dy alternativa, të pranojë faktin se shumica e deputetëve nuk e votojnë këtë version të demarkacionit ose të heqë dorë së përfaqësuari këtë shumicë që nuk ia voton projektet e tij dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja përmes së cilave do të krijohej një shumicë parlamentare e cila qeverisë së saj ia miraton projektet, transmeton lajmi.net.

Lexoni postimin e plotë:

Numra apo deputet që përfaqësojnë dikë dhe diçka?!

Sa herë që opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë, kryeministri Isa Mustafa, menjëherë, pa u menduar fare thot se nuk japin dorëheqje, pse duhet thotë të japim dorëheqje, numrat i kemi me bollëk! Madje, nuk ngurron fare të japë edhe leksione demokratike, duke thënë: “Kështu funksionon demokracia” “Kush i ka numrat i merr vendimet”. Numrat pra, a keni vënë re, ka kohë që eksponentët e koalicionit qeverisës, deputetëve iu referohen jo më si deputet të cilët përfaqësojnë dikë dhe diçka, por vetëm si numra.

Meqë deputetët i sheh vetëm si numra, ky nuk mund të pajtohet me faktin se ja tani për këtë çështje numrat nuk i ka. Pra, kur të njëjtët “numra”, e mbajnë qeverinë në pushtet, janë të mirë dhe vendimi i tyre është i drejtë dhe i vlefshëm, prandaj opozitës nuk i mbetet gjë tjetër pos të pranojë vendimin e shumicës së numrave.

Por, e njëjta gjë nuk vlen kur “Numrat”, pra deputetët, nuk pajtohen me “lartmadhërinë” e tij, kryeministrin e shumicës së “Numrave” në parlament. Kur “numrat” nuk i ka në shumicë në anën e tij, ai bëhet nervoz dhe nuk ngurron që edhe t’i akuzojë të gjithë ata deputet që nuk mendojnë sikur ai, se po e dëmtuakan Kosovën. Kur bëhet fjalë për respektimin e vendimit të shumicës, kryeministri ka dy standarde, një standard kur i pëlqen vendimi i shumicës dhe një tjetër kur nuk i pëlqen.

Tani, meqë vendimi i shumicës së deputetëve është kundër versionit të tij për demarkacionin, ai ka vendosur të mos e respektojë. Në demokraci, qeveria është punëmarrësi ndërsa parlamenti punëdhënësi.

Por Isa Mustafa si punëmarrës që është, nuk po e respekton vendimin e punëdhënësit të tij dhe po kërkon ta detyrojë parlamentin të veprojë sipas dëshirës së tij.

Duke mos e respektuar vendimin e shumicës, pse nuk po pranon ta ratifikojë versionin e marrëveshjes për demarkacion, qeveria për një vit e ka bllokuar liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimeve euroatlantike. Kjo ndryshe quhet PUÇ i qeverisë mbi parlamentin. K

jo qeveri ka dy alternativa, ose të pranojë faktin që shumica e deputetëve nuk e votojnë këtë version të marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, ose të heqë dorë së përfaqësuari këtë shumicë që nuk ia voton projektet e tij dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja përmes së cilave do të krijohej një shumicë parlamentare e cila qeverisë së saj ia miraton projektet!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img