Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e ka miratuar në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo çështje tani ka mbetur të miratohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe pritet që më 1 janar 2024 vendit tonë t’i hiqet regjimi i vizave.
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani e ka përshëndetur vendimin e sotëm të BE-së, raporton IndeksOnline.
“Duke i përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces i vonuar është megjithatë një fitim për qytetarët dhe vendin më të rinj të Evropës. Faleminderit të gjithë partnerëve tanë që na qëndruan pranë!”, u shpreh ajo në llogarinë e saj në Twitter.
We welcome today’s unanimous @EUCouncil decision on the much-deserved visa liberalization for the people of ????????.
Having met the criteria 5 yrs ago, this overdue process is nonetheless a gain for Europe’s youngest citizens & country.
Thank you to all our partners who stood by us! pic.twitter.com/mjZWeSs6ks
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 9, 2023