2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Çeku s’përjashton mundësinë e destabilizimit të vendit nga Gjykata Speciale

Ngritja e aktakuzave ndaj ish pjesëtarëve të UÇK’së, do të jetë sfidë për institucionet në veçanti dhe për shoqërinë kosovare në përgjithësi. Pavarësisht se themelimi i kësaj gjykate e ka marrë miratimin e Kuvendit të Kosovës, ish eprorë të lartë të UÇK’së, druajnë se aktakuzat ndaj udhëheqësve të luftës mund të nxisin reagime që çojnë në destabilizim të vendit.

Ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së Agim Çeku nuk e përjashton mundësinë e destabilizimit të vendit me shpalljen e aktakuzave të para nga Gjykata Speciale.

Thotë se drejtësia do të jetë në favor të qytetarëve.

“Pa dyshim se është një sfidë e madhe se si do të menaxhohet nga institucionet e Kosovës, si do të menaxhohet nga vetë qytetarët e Kosovës. Parlamenti i Kosovës e ka themeluar atë Gjykatë Speciale. Ne jemi të vetëdijshëm se janë ngrit disa aktakuza të pastrojmë luftën tonë, ta pastrojmë vetveten. Kushdo prej nesh që e ka atë fat që të shkoj atje jam i sigurt se në fund, epilogu i kësaj, edhe e vërteta edhe e drejta do të jetë në anën tonë”, tha Çeku për RTV 21.

Çeku thotë se Gjykata Speciale nuk do të humb shumë kohë me ngritjen e aktakuzave të para.

“Pres që këtë pranverë do të fillojë”, tha ai.

Pas emërimit të 19 gjyqtarëve të Gjykatës Speciale, ky institucion i drejtësisë pritet të miratojë rregulloren e procedurës së provave dhe pastaj të shpallë edhe aktakuzat ndaj qytetarëve të Kosovës, kryesisht ish-pjesëtarë të UÇK’së për vepra të pretenduara nga senatori Dick Marty.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img