-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

BQK reagon pas raportimit për rekrutimet në institucionin e tyre

Banka Qendrore e Kosovës ka reaguar pas raportimit të “Indeksonline” se guvernatori Mehmeti e “korrupton” deputeten e LDK-së, ia punëson vëllain.

“Më lejoni të ju informoj se procesi i rekrutimit në BQK është i rregulluar me aktet juridike të brendshme të BQK-së.

Bazuar në këto akt juridike, shpallen konkurset për pozita të caktuara, sipas të cilave akte themelohet Komisioni ad-hoc për zhvillimin e procedurave të rekrutimit, i cili komision është përgjegjës dhe i pavarur në kryerjen e detyrave lidhur me procesin e rekrutimit.

Gjithashtu, më lejoni të ju informoj se nuk ka ndonjë dispozitë ligjore, e cila e obligon BQK-në që me rastin e aplikimit apo përzgjedhjes së një kandidati në një pozitë të lirë pune në BQK të kërkoj nga ai/ajo të deklarohet se kënd e ka vëlla apo motër, në çfarë pozitash i ka të punësuar vëllezërit apo motrat, apo të ndërmarrim veprime për të vërtetuar një gjë të tillë.

Të gjitha çështjet e tjera të përfshira në tekstin me titull: ‘Guvernatori Mehmeti e “korrupton” deputeten e LDK-së, ja punëson vëllain’, janë shpifje dhe për të njëjtat do t’i drejtohemi organeve të drejtësisë”, thuhet në reagim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img