-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Saranda Bogujevci zbulon në Kuvend se ka zgjedhur të bëjë fëmijë pa pasur burrë: Kam vendosur t’i besojë shkencës

Saranda Bogujevci, nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, tha se ajo ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.

“E mora fjalën vetëm për ti sqaru disa gjana pa dashur të futem në replika, mendoj që është ligj tepër i rëndësishëm e kemi diskutuar shumë herë në rrafshe të ndryshme, kur i rregullojmë gjërat në shoqërinë tonë sa e lehtë është të merret kur vendimet munden me derteminu për neve si gra qysh vendosim ta jetojmë ne jetën tonë, dicka që nuk parashihet me pjesën e burrave”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit.

Bogujevci tha se nuk e ka pasur mundësinë që të ketë një burrë ose të dashur dhe ka vendosur të e përdor metodën shkencore që të ketë fëmijë.

“Unë po dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose çfarëdo forme tjetër, kam dashtë të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limituar në bazë të asaj që e the vetëm pse një shoqëri mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktume”.

“Përderisa unë kam dashtë të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi çfarë ka ofruar shkenca me ma mundësu atë të drejtë e jo me ma determine një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për tu bërë nënë”.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img