-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Ministri qenka bërë nervoz”, “Mos kallëzoni të pavërteta aman”/ Haxhiu e Vitia përplasen në Kuvend

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia gjatë seancës së sotme janë përplasur për një kontratë, që Haxhiu thotë se është nënshkruar pa autorizim marketingu, e Vitia e mohon këtë.

Haxhiu tha se Vitia është i gatshëm të flasë për gjithçka, por jo për “12 milionë euro keqpërdorime nga bordi i ShSKUK-së në vitin 2021”.

“Ai nuk është i gatshëm të flasë për 12 milionë euro keqpërdorime nga bordi iShSKUK për vitin 2021 që i ka evidentuar Zyra e Auditorit Kombëtar. Ky sot thotë nuk nënshkruj kontrata pa autorizim marketingu, po harron se në kohën e pandemisë, ky është ministri që ka nënshkruar kontrata pa autorizim marketingu dhe për këtë është hetuar nga komisioni hetimor parlamentar. Ky për çdo gjë jep përgjigje, por jo për punën e tij”, tha Haxhiu.

“Udhëzimi administrativ për barna është nënshkruar në vitin 2019. Nëse mendoni se ju jeni më i madh se ligji, është çështje që ju mendoni”, shtoi ai.

Mirëpo, Vitia tha se deputeti Haxhiu po e shfrytëzon kohën për të pavërteta.

“Z. Haxhiu ju po e shfrytëzoni foltoren e Kuvendit për të thënë të pavërteta bre. Por nuk është e vërtetë që kam nënshkruar asnjë pa autorizim marketing o zoti Haxhiu, merre sillma këtu, jap përgjegjësi. Se komisioni për këtë punë u bë’keni gjetur kurrgjë. Mos kallëzoni të pavërteta aman, mos e helmoni këtë popull… Po, toni jem është shumë ma emocional. Natyrisht jam edhe mjek, edhe natyrisht që detyra jem është t’i kryej detyrat sepse pa emocion s’mund t’i shtyj këto”, tha Vitia.

Më pas, sërish e mori fjalën Haxhiu, i cili tha se “ministri qenka bërë nervoz”.

“Ky ministri i Shëndetësisë qenka bë nervoz shumë, por ky nuk është për me i jep leksion deputetëve dhe me shfrytëzu foltoren për britma e piskama, kur ne kërkojmë llogaridhënie”, tha Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img