2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

Nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku përveç deklarimit jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare janë paraparë edhe një sërë projektligjesh.

Gjatë kësaj seance parashihet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pyjet, pastaj shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurinë e përgjithshme të produkteve, shqyrtimi i parë i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Po ashtu, në këtë seancë do të pritet të bëhet edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin, shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”.

Në këtë seancë po ashtu është planifikuar edhe emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës si dhe shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img