-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Mbappe i zhgënjyer: Ky është maksimumi ynë, dua ta fitoj Ligue 1 dhe më pas të shohim

Kylian Mbappe ka mbetur i dëshpëruar me eliminimin e hershëm të Paris Saint-Germainit nga Liga e Kampionëve.

Parisienët u mposhtën në duelin e dyfishtë me Bayern Munichun në të tetën e finales duke i dhënë fund kësaj gare.

Sulmuesi francez e ka komentuar eksperiencën e këtij viti në Champions, por ka folur edhe për të ardhmen e tij, teksa spekulohet se gjatë verës mund të largohet nga “Parku i Princave” në drejtim të Real Madridit.

“Një tjetër zhgënjim. Kemi humbur nga një skuadër e madhe dhe tash na mbetet kampionati, shpresojmë që ta fitojmë titullin. Bayerni e ka një skuadër të ndërtuar për ta fituar Ligën e Kampionëve, derisa për ne ky ishte maksimumi, gjithçka ishte këtu”, deklaroi nënkampioni i botës në zonën miks.

“Nëse do ta rikonsideroj të ardhmen time? Jo, jo… jam i qetë, e vetmja gjë që çon peshë për mua në këtë sezon është që ta fitojmë kampionatin dhe më pas të shohim. Jemi të dëshpëruar dhe të mërzitur, por duhet ta ndërrojmë faqen, duhet të mendojmë në gjëra të tjera”, përfundoi Mbappe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img