-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Unifikimi i çmimeve të barnave ishte tentuar edhe para 5 vitesh me argumente të njëjta

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dje tha se për herë të parë në vendin tonë po krijojnë një sistem rregullativ për çmimin e barnave me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga çmimet abuzuese përmes miratimit në Qeveri të një Projektligji për çmimin e produkteve medicinale.

Zëdhënësi i Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, duke i dhënë jehonë vendimit të ministrit Vitia, tha se vetëm Kosova e Bjellorusia nuk e kanë pasë një rregullim të tillë.

“Një rregullim që deri tash nuk e ka pasur vetëm Kosova e Bjellorusia duket se po ju pengon grupeve të interesit që janë pasuruar duke shfrytëzuar gjënë më esenciale të një personi të sëmurë, barnat. Paskan filluar të tregojnë se si çmimet e unifikuara dhe të përballueshme për qytetarët nuk po bëkan. Këta të 20 vjeçarit që shkatërruan shëndetësinë publike tash na shfaqen edhe më të mençur se vendet me të avansuara të BE-së e që kanë të njëjtat praktika”, ka shkruar Manxhuka.

Por, kjo tentativë për unifikim të çmimit të barnave kishte ndodhur edhe më herët. Këtë e kishte synuar ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, por jo përmes hartimit të një ligji. Në vitin 2019 kishte miratuar një Udhëzim Administrativ për çmime të barnave, por që nuk u zbatua kurrë. Madje, ishin përdorur edhe argumentet e njëjta se vetëm Kosova e Bjellorusia s’e kanë këtë rregullim.

Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka ndarë një pjesë të një interviste të ish-ministrit Ismaili, i cili e thoshte po të njëjtën.

“Kjo fushata “Kosova dhe Bjellorusia…” është thënë nga viti 2018. Sot u përsërit disa herë. Në 2019 ishte miratu një Udhëzim Administrativ për çmime të barnave nga ish-ministri Uran Ismaili, por nuk u zbatua asnjëherë”, ka shkruar Vitija.

Në një postim tjetër në Facebook, Vitija thotë se sipas një publikimi nga institucionet bjelloruse, atje janë miratuar disa amendamente për rregullim të çmim të barnave më herët se Kosova.

“Përndryshe Bjellorusia i paska miratu disa amendamente për rregullimin e çmimit te barnave në 2021, pra gati dy vjet para Kosovë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img