Teknologjia është një mrekulli. Askush nuk e kishte imagjinuar se njerëzit një ditë do të jenë në gjendje të fluturojnë.
Por shpikje të reja po ndodhin çdo ditë. Dhe më e fundit që pritet të ndodh nga Sony janë lentet e mençura të syrit të cilat mund të incizojnë video me një kapsitje syri.
Sony ka patentuar këto lente të mençura dhe ka listuar 7 shkencëtarë japonezë si shpikësit e tyre, transmeton Gazeta Express.
Dizajni i këtyre lenteve ka disa pajisje moderne duke përfshirë një numër senzorësh. Kjo përfshin senzorë piezoelektrik, senzorë infrared dhe një pajisje për matjen e përshpejtimit.
Këto lente vijnë gjithashtu edhe me një ekran për t’i parë videot dhe fotot që përdoruesi i bën me to.