-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haziri paralajmëron skenarë të dëmshëm nëse nuk demarkohet kufiri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, paralajmëron skenarë të dëmshëm për Kosovën, po qe se klasa politike nuk arrin unitet rreth vijëzimit kufitar me Malin e Zi.
Sipas tij, zhvillimet në shtetet përreth nesh, do të ndikojnë që faktori ndërkombëtar mos ta ketë fokusin e mëparshëm për Kosovën, e rrjedhimisht rrezikon të humbë një momentum jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ecur para në proceset integruese.
“Ajo çfarë po ndodhë përreth nesh duhet të na vetëdijësojë sepse edhe Turqia edhe Franca janë në gjendje të jashtëzakonshme si shtete dhe prioritetet edhe të fqinjëve tonë nuk lidhen më me Kosovën, e as prioritet e miqve tonë më të mëdhenj nuk lidhen më vetëm me Kosovën”, ka thënë Haziri për televizionin publik. “Kosova është duke dalë gradualisht jashtë agjendës politike dhe duhet që të mos e rrezikojmë interesin ndërkombëtar për ta shtyrë Kosovën në integrime evropiane në këtë fazë, sepse e rrezikojmë dhe e humbim pastaj një momentum jashtëzakonisht të rëndësishëm, për të cilën gjenerata të tëra kanë luftuar dhe kanë punuar për këtë ditë të cilën ne mendojmë se duhet të vijë”, thotë ai.

Haziri më tutje paralajmëron rikthim të fuqishëm të faktorit ndërkombëtar, po qe se klasa jonë politike vazhdon me sjellje të tilla, sipas tij bllokuese për Kosovën.
“Proceset nuk mund të mbahen të mbyllura. Kosova me këtë sjellje është larg asaj që presim, larg aspiratave për t’u integru, së paku me hy në partneritet me NATO, dhe me marrë një mekanizëm përshpejtues për integrime evropiane. Kështu që për ata që duan ta shohin vetën në pasqyrë, le të shohin çfarë ndodhi në Tiranë e Shkup dhe natyrisht Prishtina nuk përjashtohet nga kjo”.
Qëndrimet brenda Kuvendit i quan ekstreme, ndonëse shpreson që tryeza e 3 gushtit do të kontribuojë në përafrim qëndrimesh. Njëherësh Haziri e sheh të nevojshme që Kryesia e Kuvendit të thërret seancë me qëllim të përmbylljes së kësaj çështjeje. Sipas tij, sikurse përmbyllja e çështjes së demarkacionit ashtu edhe themelimi i Gjykatës Speciale janë të domosdoshme të përmbyllën, po qe se Kosova do të ecë para në proceset euro-integruese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img