0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Marrëveshja finale Kosovë-Serbi do të ndikonte në ekonomi

Arritja e një marrëveshjeje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndikonte në integrimin ekonomik te të dyja vendeve. Kështu thonë ekspertë të ekonomisë. Sipas tyre, kjo do të ndihmonte në eliminimin e barrierave tregtare si dhe tërheqje të investimeve të huaja.

Arritja e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndikonte në aspektin e tërheqjes së investimeve, në krijimin e tregut të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor por edhe në aspektin e eliminimit të barrierave. Kështu tha drejtori i Odës Amerikane të Kosovës, Arian Zeka. Në një prononcim për Radio Kosovën , Zeka thotë se përmes marrëveshjes, Serbia duhet të lejojë në territorin e saj kalimin transit të mallrave të Kosovës.

“Arritja e një marrëveshje do të mundësonte integrimin ekonomik të Kosovës por, edhe te Serbisë e pastaj edhe te të gjitha shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Janë një sërë nismash siç është Ballkani i Hapur dhe Procesi Berlinit që synojnë qe t’i sjellin shtetet e Ballkanit Perëndimor bashkë më një treg të përbashkët rajonal që është synimi edhe i BE-së por edhe ide e përkrahur nga SHBA-ja. E dyta do të hiqej edhe ajo që nga investitorët e huaj shihet si pengesë në aspektin politik për Kosovën, që sikur i jep njëfarë pasigurie politike duke pasur probleme të hapura me fqinjin e saj verior, por edhe në aspektin e eliminimit të barrierave që kanë ekzistuar në tregti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që janë më konkretisht gjitha produktet e Kosovës””, tha ai.

Edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, po ashtu tha se arritja e një marrëveshje finale do të ndikonte pozitivisht në përmirësimin e ambientit ekonomik dhe nxitjen e investimeve.

“ Do të ndikonte në përmirësimin e ambientit ekonomik por edhe në përmirësimin e një imazhi më të mirë për ekonominë e vendit edhe për të jetuar edhe për të investuar”.
Emëruesi i përbashkët i cili do t’i zgjidhte të gjitha problemet ekonomike në Kosovë është stabiliteti politik, thotë njohës i ekonomisë, Safet Gerxhaliu.

“Në një vend ku nuk ka stabilitet politik nuk mund të ketë investime dhe investitorë të huaj”.
Investimet e huaja në vitin 2022 kapen shifrën 649.5 milionë euro pra 206 milionë euro më shumë se viti paraprak.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, vendet prej nga erdhën këto investime ishin kryesisht vende të Evropës dhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sektor prijës janë aktivitetet e patundshmërive me rreth 68 për qind apo 440 milionë euro. Gjermania është prijëse e investimeve të huaja në Kosovë, thuhet në raportin e BQK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img